ZYRTARE, Edoardo Reja, trajneri i ri i Shqipërisë

Pasditen e sotme, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, është prezantuar trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja. Italiani u prezantua nga ana e numrit 1 të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa ai në postin e trajnerit do të pasojë bashkëpatriotin e tij, Kristian Panuçi.

Ky i fundit u largua pas disfatës kundër Turqisë në ndeshjen e parë eliminatore të ciklit të ri eliminatorë të “Euro 2020”, kur Shqipria në “Loro Boriçi” u mund me rezultatin 2:0.

Pikërisht në atë ndeshje Reja ishte prezent në shkallët e stadiumit, ndërsa edhe pse fillimisht u mohua se mund të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare, tashmë gjithçka është zyrtare dhe i njëjti do të drejtojë “kuqezinjtë” deri në fund të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020.

Në garë për postin e trajnerit te Kombëtarja shqiptare ishin edhe dy italianët tjerë, Alberto Zakeroni dhe Roberto Donadoni.

Leave a Reply