Fenerbahçe refuzon ofertën e Lacios për Elif Elmasin

Lazio nis punën për merkaton e verës. Objektivi kryesor për të përforcuar repartin e mesfushës është Eljif Elmas, që aktivizohet te Fenerbahçe.

Lojtari kërkohet edhe nga ekipe të tjera europiane dhe për të mposhtur konkurrencën e tyre bardhekaltrit kanë nxituar t’i paraqesin ofertën e parë klubit turk, duke i vënë në tavolinë shumën prej 15 milionë eurosh.

Këtë shifër drejtuesit e klubit të Fenerbahçe e kanë refuzuar, pasi nuk duan ta lënë të lire lojtarin për më pak se 20 milionë euro, plus edhe një përqindje të kartonit të tij, në rast se futbollisti do të rishitej në një skuadër tjetër.

 

 

Leave a Reply