Shkupi dhe Çairi të gatshëm për derbin e fundit ndaj Renovës!

Xhiroja e 35-të dhe e parafundit e sezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë në Çair do të sjell përballë dy ekipet shqiptare Shkupin dhe Renovën. Çairasit kaluan një sezon me plot “vuajtje”, ndërsa janë ende në garë për në Evropë, me shpresë që Akademia Pandevi të fitojë trofeun e Kupës në finalen ndaj Makedonija Gjorçe Petrovi. Dhe pikërisht për këtë ndeshja ndaj Renovës vlerësohet derbi, pasi “gjipspunuesit” janë vetëm 1 pikë pas Shkupit, ndërsa të dyja pretendojnë Europën.

Renova nuk është se ka ecur mirë këtë sezon, por në Çair do të vjen për të kërkuar tre pikët. Edhe pse pa Besar Isenin të pezulluar për shkak të kartonave, atmosfera nga publiku në kësi lloj ndeshje, jep “frymë” dhe vullnet Shkupit për të marrë më të mirën nga kjo përballje, duke patur parasysh se “bardheblutë” ndalën me barazim Vardarin në Çair, ndërsa mposhtën kampionët, Shkëndijën në gjysmësezonin pranveror.

Nga tre duelet e zhvilluara ndërmjet veti, Renova ka fituar dy, ndërsa një ndeshje është mbyllur me barazim. Derbi shqiptar ndërmjet Shkupit dhe Renovës do të luhet të dielën në Çair, duke nisur nga ora 16:30./InfOSport.mk

 

Leave a Reply