“Gazzetta dello Sport”, Konte me formacionin 3-5-2 do të tentojë skudeton (VIDEO)

Prestigjiozja italiane, “Gazzetta dello Sport”, ka zbuluar formacionin e Interit, me të cilin “zikaltërit” do të tentojnë që edicionin 2019/2020 të jenë konkurues të denjtë të Juventusit në garën për titullin e kampionit.

Interi deri në fund të merkatos pritet të përforcojë rradhët e veta me futbollistë cilësorë, ndërsa dy prej tyre pritet të jenë në repartin e sulmit, Edin Xheko i Romës dhe Romelo Lukaku i Mançester Junajtedit.

Kësisoj trajneri Antonio Konte në sezonin e ri do të aplikojë formacionin 3-5-2, i cili do të ishte si në videon më poshtë.

Samir Handanoviç do të jetë i pazëvendësueshëm në portë, në mbrojtje do të reshtohet treshja, Godin, De Vrij dhe Shkrinjar, në mesfushë do të manevronin, Barela, Sensi, Brozoviç, Perishiq dhe Lazaro, teksa në sulm, dyshja Lukaku – Xheko.

Leave a Reply