Altin Lloga bëhet pjesë e Dukagjinit të Xhengis Rexhepit

Altin Lloga pasi nuk vazhdoi bashkëpunimin me Struga Trim Lum vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dukagjinit që udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi, njofton “infOSport.mk”.

Strugani 29-vjeçar kështu bëhet futbollisti i parë nga Maqedonia e Veriut që i bashkohet skuadrës nga Klina, që aktualisht po vijon përgatitjet në Banjë të Pejës.

Lloga me Dukagjinin ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa bëhet futbollisti i 6-të i ri që i bashkohet kësaj skukadre pas Elton Basriut, Ilir Mustafës, Altik Muhaxhirit, Jeton Dushit dhe Ilir Sylës.

Ndryshe Lloga në Maqedoni përveç fanellës së Struga Trim Lum, ka veshur edhe fanellën e Pobedës dhe Gostivarit, ndërkohë gjithashtu një pjesë të karrierës së tij ka kaluar edhe në Shqipëri, duke veshur fanellën e Laçit dhe Elbasanit.

Leave a Reply