FC Prishtina pranë akordit me dy super futbollistët e Skënderbeut

Klubi më i trofeshëm kosovar, FC Prishtina është gati t’i rikthejë në futbollin kosovar dy super yje. Fjala është për dy mbrojtësit e Skënderbeut të Korçës, Bajram Jashanicën dhe Leonit Abazin.

“Gazetasheshi” raporton se Prishtina ka arritur marrëveshje në parim me këtë dyshe të futbollistëve, derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla që të njëjtit të prezantohen me fanellën “bardhekaltër”.

Abazi do të jetë menjëherë nën urdhrat e Mirel Josës në krahun e majtë të mbrojtjes pas largimit të dyshes Bashiru – Jamal, teksa Bajram Jashanica do të stërvitet me klubin deri në janar, kur edhe i kalon dënimi nga ana e UEFA-s, duke fituar kështu të drejtën për lojë.

Jashanica shihet si zëvendësim për kapitenin Armend Dallku, i cili i dha fund karrierës.

Leave a Reply