Kolashinac, heroi nga Ballkani që shpëtoi Mesut Ozil nga hajdutët (VIDEO)

Skena shokuese na vijnë nga Londra, aty ku në mes të ditës kamerat kishin regjistruar një sulm ndaj yllit të Arsenalit, Mesut Ozil, shkruan “infOSport.mk”.

Dy persona me motoçikleta nga pas e kishin ndjekur futbollistin turk, i cili po sa kishte ndaluar me makinën e tij, ata e kishin sulmuar me thika në tentativë për ta grabitur.
Mirëpo fatmirësisht Ozill nuk ishte i vetëm në makinën e tij. Me të ishte boshnjaku Sead Kollashinac, i cili luajti rolin e heroit, pasi me duar boshë vendosi të përleshet me dy hajdutët, të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Lajmin e konfirmuan edhe nga klubi i Arsenalit, pjesë e së cilës janë që të dy futbollistët, të cilët gjatë ditës së sotme morrën vëmendjen e të gjitha mediave nëpër Botë.

Leave a Reply