Futsal Shkupi vjen me dy superpërforcime

Futsal Shkupi tashmë tre ditë me rradhë po përgatitet për turneun paraeliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, ndërsa paralelisht drejtuesit e skuadrës nga Çairi po punojnë edhe në përforcimin e skuadrës së tyre, njofton “infOSport.mk”.

Pas transferimit të dyshes, Ferid Agushi dhe Dragan Petroviç, Futsal Shkupi të mërkurën pas dite ka prezantuar edhe një dyshe të shkëlqyeshme, Erkan Seferin dhe Aleksandar Gligorov.

Ky i fundit edicionin që lamë pas u shpall si lojtari më i mirë në elitën e futsalit vendor, ndërkohë sa i përket Seferit, ai rikthehet në folenë e vjetër, duke pasur parasysh se ishte pjesë e “bardhekaltërve” edhe më herët gjatë karrierës së tij, duke qenë pjesë edhe e asaj gjenerate të parë që ishin shpallur kampion në edicionin 2016/2017.

Gligorov vjen nga rradhët e skuadrës rivale, Velesit, ndërsa Seferi edicionin e fundit luajti në elitën e futsalit kosovar, duke qenë pjesë e skuadrave të Prishtinës dhe Besës nga Peja, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë Futsal Shkupi do të jetë organizatorë i turneut paraeliminatorë që nga data 27 gusht deri me 1 shtator do të mbahet në palestrën “Kale” në Shkup. Ekipi i drejtuar nga Zoran Lekiq do të bëjë pjesë në grupin “B” së bashku edhe me skuadrat si Lokomotiv Daugavpils nga Letonia, Kardif Universiteti nga Uellsi dhe Enkamp nga Andora, pjesë e së cilës skuadër është edhe legjenda argjentinase, Havier Saviola, i cili në të kaluarën luante në futbollin e madh me skuadrat gjigande nga Spanja, si Barcelona dhe Real Madrid.

Leave a Reply