Feronikeli i Ramadanit kthehet me rezultat të volitshëm nga Bratislava (VIDEO)

Feronikeli ka pësuar disfatë 2:1 kundër Slovan Bratislavës në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa, rezultat ky që skuadrës nga Drenasi i jep shumë shpresa për takimin e kthimit në Prishtinë, që në program është pas një jave, njofton “infOSport.mk”.

Slovan Bratislava avanson ndaj Feronikelit

Slovan Bratislava avanson ndaj FeronikelitRaundi i dyte eliminatore i Liga EuropaSLOVAN BRATISLAVA – FERONIKELI 1:0(Nano 9')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 24 юли 2019 г.

Skuadra e trajnerit shkupjan, Zekirja Ramadani bëri një paraqitje të madhe sot përballë 17 herë kampionëve të Sllovakisë, të cilët avansuan me golin e spanjollit Nono në minutën e 9-të. Ky i fundit ekzekutoi një goditje dënimi, ndërsa një devijim nga muri i gjallë bëri që portieri Smakiqi të sheh topin në portë.

Smakiqi topin në rrjetën e tij e pa edhe në minutën e 61-të, kur slloveni Andrez Shporar u tregua i saktë nga penaltia.

SLOVAN BRATISLAVA DYFISHON EPËRSINË NDAJ FERONIKELIT

SLOVAN BRATISLAVA DYFISHON EPËRSINË NDAJ FERONIKELITSLOVAN BRATISLAVA – FERONIKELI 2:0(A. Shporar 61')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 24 юли 2019 г.

Megjithatë edhe përkundër disavantazhit prej dy golave, të përzgjedhurit e Ramadanit nuk u dorëzuan, duke gjetur forcat e duhura në minutën e 67-të,  kur Mendurim Hoti me një të majtë të fuqishme nga brendia e zonës shënoi në rrjetën e Greif për rezultatin përfundimtarë, Slovan Bratislava 2, Feronikeli 1, transmeton “infOSport.mk”.

MENDURIM HOTI NGUSHTON EPËRSINË E SLOVAN BRATISLAVËS

MENDURIM HOTI NGUSHTON EPËRSINË E SLOVAN BRATISLAVËSSLOVAN BRATISLAVA – FERONIKELI 2:1(M. Hoti 67')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 24 юли 2019 г.

Pavarëssisht disfatës, Feronikeli në ndeshjen e kthimit futet me shumë optimizëm, pasi edhe një fitore minimale 1:0 do të ju siguronte atyre një vend për në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa, aty ku shpresojmë ta shohim edhe Shkëndijën e Tetovës, që në ndeshjen e parë  në Shkup ishte mundur nga Dudelanzh.

Leave a Reply