Bomberi Ibraimi ngadalë rikthen formën e vjetër (VIDEO)

Besart Ibraimi ngadalë rigjen formën pas pauzës së gjatë dhe krizës që kishte në lojë, si rezultat i mungesës 8 mujore. Pas operimit të ligamenteve duket që bomberi i Shkëndijës ngadalë rigjen formën e tij.

Sot në takimin e Kupës me Gostivarin ishte në qendër të vëmendjes në lojën e Shkëndijës pikërisht kapiteni Besart Ibraimi që rikujtoi momentet e tij më të mira me një supergol, ndërsa përveç kësaj spikati me dy asiste në golat e brazilianit Felipe dhe Omar Imerit.

Pasi disa kanosjeve të pasukseshme në pjesën e parë, Ibraimi në minutën e 39-të dha pasimin në drejtim të Felipes, me brazilianin që gjeti golin debutues me fanellën e Shkëndijës. Në pjesën e dytë pikërisht Felipe dhe Ibraimi në qendër të vëmendjes, kur braziliani nis aksionin, ndërsa me një lëvizje të bukur në zonë, Besarti hedh nga loja dy lojtarë kundërshtarë dhe pason për Omar Imerin që shënon për 2:0.

Kapakun e paraqitjes së mirë Besarti apo 3 herë “Këpuca e Artë” e futbollit të Maqedonisë e vendosi në minutë e 84-të kur shënoi një supergol për rezultat 3:0. Deri në fund Shkëndija fitoi 4:1 dhe siguroi kualifikimin për 1/8-tën e finales.

Leave a Reply