Strugani Kasami do të vazhdojë të mbetet pjesë e Sionit

Futbollisti strugan, Pajtim Kasami do të mbetet pjesë e skuadrës së Sionit edhe pas edicionit 2019/20.

Mediat në Zvicër kanë njoftuar të enjten se drejtuesit e Sionit tashmë i kanë ofruar Kasamit rinovimin e kontratës pas paraqitjeve të mira që ka pasur këtë edicion.

Kasami ka kontratë me Sionin deri në fund të këtij edicioni, teksa rinovimi i është ofruar edhe për dy vjet të tjera.

27-vjeçari prej vitit 2017 është pjesë e Sionit, kurse këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë në shtatë ndeshje në të gjitha garat.

“Unë kam kontratë me Sionin deri në fund të edicionit dhe jam i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin me klubin. Besoj se shumë shpejt do të zyrtarizohet gjithçka për të ardhmen time”, – ka thënë Kasami, i cili karrierë ka bërë edhe tek Olympiakosi, Notingham Forest, Fulhami, Lucerni, Palermo e Bellincona.

Ai ka edhe 12 paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Leave a Reply