KB Albes sjellë edhe përforcimin e 5 për këtë sezon

Klubi i Basketbollit ALBES ka sjellë edhe përforcimin e 5-të në prag të edicionit të ri në elitën e basketbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët e skuadrës shqiptare do të jetë Darko Gjоrgjievski, i cili pas paraqitjeve të mira që kishte në FMP Akademia dhe Vodno Sans, vendosi të pranojë ofertën e drejtuesve të KB Albes.

Gjorgjievski ka qenë cak dhe dëshirë edhe i disa klubeve të Ligës së Parë, por që profesionalizimi dhe aspiratat e Klubit të Basketbollit ALBES kanë bërë që Darko të vendos ti bashkohet këtij kolektivi me një kontratë një vjeçare.

Gjorgjievski është basketbollit i cili angazhohet në pozicionin 2/3, por specialitet i tij është njihet angazhimi dhe përkushtimi maksimal në mbrojtje.

Rikujtojmë deri më tani KB Albes ka nënshkruar edhe me Stefan Trajkovskin, Petar Velinovin, Artan Selimin dhe Yilmaz Shkodran.

 

Leave a Reply