LPFM-java IV: Tre ndeshje, tre barazime

Java e katërt gjatë ditës na ka dhuruar tre ndeshjet e para, të cilat u mbyllën me barazime, njofton “infOSport.mk”. Renova dhe Makedonija Gjorçe Petrovi në Tetovë barazuan 1:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Strumicë midis Bellasicës dhe Vardarit. Për dallim nga ndeshja në Tetovë, kur të dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë, në stadiumin “Mladost” në Strumicë që të dy golat erdhën gjatë pjesës së dytë.

Ndërkohë ndeshja e treë që nisi me një vonesë prej më shumë se gjysmë ore, ajo në Kratovë midis Sileksit dhe Pobedës u mbyll ma barazim pa gola.

Me fillim në ora 20:00 në arenën “Filipi i Dytë” do të zhvillohet edhe ndeshja e katërt e ditës së sotme, ku mejdanin do të ndajnë Rabotniçki dhe Akademia Pandevi, teksa java e katërt mbyllet nesër (e diel) me ndeshjen derbi midis FC Shkupit dhe Shkëndijës.

LPFM, Java IV

Bellasica 1:1 Vardari
Renova 1:1 Makedonija Gj.P
Sileksi 0:0 Pobeda
Rabotniçki 01.09. 20:00 A. Pandev
FC Shkupi 02.09. 16:15 Shkëndija

Leave a Reply