Roxher Federer , vitin e ardhshëm braktis tenisin!

Një ndër tenistët më të mirë në Botë, Roxher Federer, ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga ky sport, ku ka lënë shumë gjurmë.

Në prag të turneut “Laver Cup”, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Gjenevë të Zvicrës, Federer ka bërë me dije se ka gati kalendarin e turneve ku do të luajë deri në “Grand Slam” turneun e Uimbëlldonit.

“Kam vendosur se në cilët turne do të luaj deri në “Uimbëlldon 2020”, por është ende herët për ta shpallur programin. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Së shpejti do të vendos nëse do të luaj apo jo në Olimpiadë. Po bisedoj me ekipin tim dhe bashkëshorten. Do të vendos javët në vazhdim. Për mua e rëndësishme është të luaj dhe njëkohësisht të kem mundësi të kaloj kohë me familjen time”, – tha tenisti zviceran, fitues i 20 “Grand Slam” turneve në karrierën e tij.

Zvicerani tha se vitin 2020 do ta nisë në turneun ATP Cup.

“Nuk është e thënë që aty të jem në 100% të formës. Objektivi është Australian Open”, – tha Federer, që përgatitjet për 2020-ën do t’i nisë më 11 dhjetor.

Leave a Reply