Eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, Broja në formacionin më të mirë të javës

Armando Broja ka shkëlqyer edhe njëherë tjetër me Kombëtaren shqiptare, duke u bë protagonistë këtë herë në fitoren 5:0 të Shqipërisë ndaj San Marinos.

Edhe pse i inkuadruar në lojë vetëm në fillimin e pjesës së dytë, Broja la gjurmë në fitoren e “kuqezinjëve”, duke shnëuar një gol dhe duke asistuar në dy të tjerë.

Kjo paraqitje e sulmuesit të Sauthempton (i huzuar nga Çelzi), ka bërë që i njëjti të gjendet në formacionin më të mirë të ndeshjeve të javës së 6-të sipas “Sofascore”, duke qenë krahë për krahë në sulm me Erling Haland të Norvegjisë dhe Memfis Depaj të Holandës.

Leave a Reply