Tragjedia në Tetovë-shpallja prej 3 ditëve zi, ndeshjet e Ligës së Dytë do luhen të dielën

Zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë, e ku si pasojë humbën jetën 14 persona, bëri që Qeveria e vendit të shpall 3 ditë zie në gjithë territorin e Maqedonisë.

Kjo ka bërë që edhe ndeshjet e Ligës së Dytë të shtyhen për një ditë, dhe në vend që të zhvillohen të shtunën, të njëjtat do të zhvillohen të dielën.

Kështu e diela do të na dhurojë shumë ndeshje, përfshirë këtu edhe të Ligës së Parë, kur në program janë ndeshjet e javës së 6-të.

Leave a Reply