FC Prishtina blen autobusin e Bajern Munihut

Futbollistët e FC Prishtinës në të ardhmen do të ndjehen shumë komod në udhëtimet e tyre.

Presidenti Remzi Ejupi së fundmi ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për skuadrën kryeqytetase, teksa ka bërë të ditur se FC Prishtina ka blerë autobusin e skuadrës së madhe gjermane të Bajern Munih.

Me autobusin në fjalë, gjigandët “bavarez” kishin fituar tripletën në edicionin 2012/13.

“Së shpejti edhe FC Prishtina me bus të ri”, – shkruan Remzi Ejupi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Prishtina nuk ka pasur autobus të sajin dhe deri më tani për ndeshjet kampionale ka udhëtuar me një kompani private.

Leave a Reply