Allegri në krye të Milanit!?Ja përgjigja e ish trajnerit të Juves

Trajneri Masimiliano Allegri nuk do të drejtojë asnjë ekip gjatë sezonit sportiv 2019-2020.

Ish-trajneri i Juventusit do të qëndrojë për një vit në pushim, lajm ky që është konfirmuar sot edhe nga ‘Corriere Dello Sport”.

Ka qenë vetë trajneri ai që ka marrë këtë vendim, pas zërave që qarkulluan ditëve të fundit, se Allegri mund të rikthehet në stolin e Milanit.

Milani nuk e nisi aspak mirë sezonin e ri, ku në 6 ndeshje ka regjistruar vetëm 2 fitore dhe 4 disfata, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që karriga e Marko Xhiampaolos të lëkundet seriozisht.

E gjithë kjo bëri që në Itali të përmendet emri i Allegrit si zëvendësues i Xhiampaolos, mirëpo i njëjti ka refuzuar çdo ofertë duke vendosur që t’i dedikojë më shumë kohë familjes këtë vit para se të rikthehet në stol.

Leave a Reply