Prezantimi fantastik i Ferhan Hasanit te Helsinki (VIDEO)

Ferhan Hasani të premten edhe zyrtarisht u prezantua te skuadra e Helsinkit në Finlandë, duke ju dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, që së fundmi e lidhinin me skuadra nga Shqipëria, por edhe nga vendi, raporton “infOSport.mk”.

29 vjeçari me 29 herë kampionët e Finlandës firmosi kontratë një vjeçare, edhe përkundër dëshirës së madhe të drejtuesve të Helsinkit, për të firmosur një kontratë më afatgjate.

HJK Helsinki do të jetë klubi i pestë në karrierën e Ferhan Hasanit, pasi deri më tani përveç klubit amë Shkëndijës, ai ka luajtur gjithashtu edhe me Volfsburgun në Gjermani, Brondbyn në Danimarkë dhe së fundmi Al Raed në Arabinë Saudite.

Nuk janë përmendur shifra rreth kontratës së Hasanit, të cilit i është bërë një super prezantim nga ana e drejtuesve të Helsinkit, që një gjë të tillë kanë bërë publike edhe përmes faqes zyrtare.

Ferhan Hasani!Lue lisää: https://HJK.fi

Публикувахте от HJK Helsinki в Петък, 18 октомври 2019 г.

Leave a Reply