Talenti Kryeziu i bashkohet Berishës te SPAL

Shtohet kolonia shqiptare në Seria A italiane. Talenti 17 vjeçar, Altin Kryeziu ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Lojtari me origjinë shqiptare, i cili mbron ngjyrat e Kosovës ka firmosur me SPAL, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Etrit Berishës.

Portieri i kombëtares shqiptare pritet ta ndihmojë për tu inkuadruar në ekipin e parë, pasi tashmë, Kryeziu do të luajë me ekipin SPAL U-19, e cila garon në Primavera grupi A2.

Kujtojmë që së fundmi, Seria A italiane iu shtuan emra si Kastriot Dermaku (Parma)  dhe Amir Rrahmani (Verona).

Ndërkaq, futbollistë të tjerë shqiptarë që aktivizohen në “Seria A” janë Thomas Strakosha (Lacio), Valon Berisha (Lacio), Marash Kumbulla (Verona), Emanuele Ndoj (Bresha), Berat Xhimshiti (Atalanta) dhe Elseid Hysaj (Napoli).

Sezonin e kaluar mesfushori i talentuar shqiptarë luajti 22 ndeshje për ekipin e Triglav në Slloveni, duke shënuar 6 gola.

Leave a Reply