Vazhdon kriza e Makedonija GJ.P, mundet edhe nga Sileksi (VIDEO)

Makedonija GJ.P tashmë 5 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore në ndeshjet kampionale, duke konfirmuar krizën në të cilën ndodhet skuadra shkupjane, që sot në teren vendas pësoi disfatë minimale 0:1 nga Sileksi, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse pikërisht përballë skuadrës më të dobët në ndeshjet si mysafir (Sileksi), priteshe që Makedonija GJ.P të ndërpresë serinë e ndeshjeve negative, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi “verdhekuqtë” nga Gjorçe Petrovi  pësuan edhe disfatën e katërt sezonale, që i zbret ata tashmë në pozitën e 6-të.

Me golin e Bllagojeviç, Sileksi e mbyll me epersi pjesen e pare ndaj Makedonija GJ.P

Me golin e Bllagojeviç, Sileksi e mbyll me epersi pjesen e pare ndaj Makedonija GJ.PMAKEDONIJA GJ.P – SILEKSI 0:1(D. Bllagojeviç 30')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Ndryshe golin e vetëm, të vlefshëm 3 pikë për skuadrën nga Kratova e realizoi mbrojtësi Dejan Bllagojeviç në minutën e 30-të. Për mbrojtësin serb ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij ndaj Renovës.

Makedonija GJ.P në pjesën e dytë me anë të futbollistit të talentuar shqiptarë, Arbi Vosa arriti që të shënojë gol në rrjetën e Bozhinovskit, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje. Vlen të ceket se përveç 18-vjeçarit Vosa, te Makedonija GJ.P si titullarë u paraqit edhe futbollisti tjetër shqiptarë, Sefer Emini, që bëri edhe një tjetër paraqitje mjaft të mirë, mirëpo duke mos mundur që të ndihmojë skuadrën e tij për ti ikur disfatës.

Javën që vjen Makedonija GJ.P do të jetë mysfair i Borecit në Veles, ndërkohë Sileksi në teren vendas do të mirëpret FC Shkupin.

Leave a Reply