Kandreva: Ky vit është një histori tjetër me Interin

Sonte Interi do të përballet me Dortmundin në “Sinjal Iduna-Park”, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Zikaltërit” do të luajnë në një stadium që i ka sjellë fat Italisë, teksa në vitin 2006, mposhtën Gjermaninë aty në gjysmë-finale, për të fituar Kupën e Botës më pas.

Së bashku me teknikun Konte, në konferencë për shtyp ka dalë Antonio Kandreva, i cili ka treguar një formë shumë të mirë kohët e fundit.

Në konferencën për shtyp, 32-vjeçari ka folur edhe për kohën kur Italia mposhti Gjermaninë dhe shprehet se tashmë Interi është një skuadër tjetër ndryshe nga ajo e sezoneve të fundit: “Unë isha pak më shumë se 18 vjeç, dhe isha me pushime në atë kohë. Ishte një emocion unik për të parë Kombëtaren time të triumfonte ndaj Gjermanisë në stadiumin ku ne do të luajmë nesër.

Ky vit është një histori tjetër në krahasim me të kaluarën. Trajneri nga ka ndihmuar të ecim hap pas hapi, dhe është udhëzuesi ynë, në ndeshjet në shtëpi dhe në transfertë. Ne duhet të vazhdojmë kështu, duke e ndjekur atë.”, – përfundoi Kandreva.

Leave a Reply