“Mundo Deportivo” zbulon emrin e fituesit të “Topit të Artë” 2019-të

Çmimi i “Topit të Artë” do të ndahet me datë 2 dhjetor, mirëpo nga Spanja, “MundoDeportivo” ka lëshuar bombën që tani, duke zbuluar emrin e fituesit.

Sipas tyre Lionel Messi do të jetë fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019-të.

Sipas gazetës në fjalë, në cermoninë që do të mbahet në datën 2 dhjetor, trofeu do të shkojë në duart e Lionel Messit i cili do të bëjë të tijin Topin e Artë të 6-të në karrierë.

Nëse llogarisim se MundoDeportivo është një gazetë “katalunase” dhe qëndron shumë pranë klubit të Barcelonës, atëherë edhe lajmi mund të jetë i saktë.

Leave a Reply