Bëhet i ditur orari i ndeshjeve në kuadër të Botërorit për Klube

Botërori i Klubeve, i cili do të zhvillohet në muajin dhjetor në qytetin e Doha-s, ka zbuluar ekipet pjesëmarëse si dhe orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen.

Ky event sportiv do të jetë një test final për organizatorët e Botërorit të vitit 2022, i cili do të zhvillohet pikërisht në Katar.

Favorit kryesor i këtij edicioni është skuadra angleze e Liverpullit (fituese e Ligës së Kampionëve), së bashku me ekipin e njohur brazilian të Flamengos (fitues të Copa Libertadores), skuadra këto që rrugëtimin e tyre do ta nisin direkt nga ndeshjet gjysmëfinale.

Ndërkohë turneu në fjalë do të nis më 11 dhjetor, me sfidën mes Al Saad dhe Hengen Sport, ku fituesi në raundin tjetër takohet me Monterejin. Në raundin e dytë do të takohen Al Hillall dhe Esperens de Tunis, ku fituesi do të kalojë në gjysmëfinale përball Flamengos.

Ndeshjet gjysmëfinale në program janë me datë 17 dhe 18 dhjetor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 21 dhjetor në Doha.

Leave a Reply