Flamengo kualifikohet në finalen e madhe të Botërorit për klube

Skuadra braziliane Flamengo, është finalistja e parë e Botërorit të Klubeve. Ekipi i drejtuar nga portugezi i famshëm, Jorge Jesus, mposhti 3-1 me përmbysje në “Khalifa International Stadium” të Dohas, Al-Hilal të Arabisë Saudite.

Flamengo u ndëshkua në minutën e 18-të nga Al Daësari, por brazilianët reaguan në pjesën e dytë duke shënuar tre gola. De Arraskaeta ktheu baraspeshën në minutën e 49-të, ndërsa Henrique e çoi në 2-0 rezultatin në minutën e 78-të.

Ndeshja u mbyll në minutën e 82-të, kur Al-Bulaihi e devijoi topin në portën e tij.

Flamengo do të përplaset në finale me fituesin e çiftit Monterrey-Livepool, që do të zhvillohet këtë të mërkurë, në Katar, në orën 20:30.

Leave a Reply