ZYRTARE, Arteta trajner i ri i Arsenalit

Mikel Arteta edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Arsenalit. Spanjolli, që deri dje ishte ndihmës i Pep Guardiolas te Mançester Siti, rikthehet tek “topçinjtë”, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2011-të, deri në vitin 2016-të.

Kontrata e tij me skuadrën londineze është për 3 vite e gjysmë, shkruan “infOSport.mk”.

37-vjeçari Arteta me Arsenalin kishte fituar dy herë trofeun e FA Kupës, ndërsa gjithashtu brenda qëndrimit të tij 5-vjeçar ishte kurorëzuar edhe me trofeun e “Komjuniti Shild” (Super Kupa e Anglisë).

Brenda kësaj periudhe spanjolli me fanellën e Arsenalit, kishte regjistruar 150 paraqitje.

Drejtuesit e Arsenalit kishin nisur bisedime intenzive me Artetan menjëherë pas disfatës ndaj Mançester Sitit fundjavën e kaluar.

Pasi spanjolli kishte dhënë pëlqimin e tij për të marrë drejtimin e “topçinjëve”, atëherë bisedimet kaluan në nivel klubesh, për tu marrë vesh rreth kompenzimit për shkak ndërprerjes së kontratës së Artetas me “qytetarët”.

Sipas mediave angleze, Arsenali i ka paguar Mançester Sitit një shumë prej 2 milion sterlina.

Ndryshe vlen të theksohet se Arteta është trajneri i 20-të në historinë e Arsenalit, e k pa dyshim më jetëgjati ishte francezi, Arsen Venger.

Leave a Reply