Renxhersi po mendon ta huazojë Eros Grezdën

Eros Grezda po kalon momentet e tij të fundit në radhët e Glasgow Rangers. Pas problemeve që ka patur me trajnerin Steven Gerard që sollën edhe degëdisjen e tij nga skuadra e parë tek ajo e të rinjëve, futbollisti shqiptar do të largohet nga gjigandët skocezë.

Drejtuesit e Rangers po mendojnë ta huazojnë te një tjetër skuadër në mënyrë që edhe Grezda të fitojë formën e tij më të mirë. Lajmi raportohet nga mediat skoceze edhe pse emrat e klubeve të interesuara për shërbimet e Grezdës nuk bëhen ende të ditura.

Leave a Reply