Ibrahimoviç flet pas ndeshjes me Sampdorian! Ja çfarë i mungon Milanit tim

Tifozët e Milanit ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias, e pritën me shumë entuziazëm, pasi me fanellën “kuqezi” sot duheshe të debutoj suedezi, Zlatan Ibrahimoviç.

Ky i fundit në lojë u inkuadrua në minutën e 55-të, mirëpo pavarësisht prezencës së tij në fushën e blertë, Milani nuk arriti të fitojë ndeshjen (0:0).

Në fjalët e tij të para pas ndeshjes, Ibra u shpreh se debutimi ishte i bukur dhe e ktheu 9-10 vite pas, ndërsa gjithashtu para gazetarëve zbuloi se çfarë i mungon Milanit.

“Ndjeva shumë adrenalinë dhe emocione, që më çuan 9-10 vite pas në kohë. Raporti me tifozët është i mirë gjithmonë, më japin shumë motivim. Duket që kemi pak probleme për të gjetur golin, jemi shumë pak konkretë përpara portës. Jam këtu prej katër ditësh dhe po përpiqem t’i ndihmoj të gjithë. Mungon vetëm pak më shumë besim.” – tha Zlatan Ibrahimoviç pas përfundimit të ndeshjes.

Milani pas këtij barazimi mbetet në pozitën e 12-të me 22 pikë, ndërsa ndeshjen e rradhës “kuqezinjtë” do ta zhvillojë kundër Kaljarit me 11 janar.

Leave a Reply