Koronavirusi “prek” edhe sportin

Gripi vdekjeprurës “koronavirusi” ka filluar të “prek” edhe botën e sportit. Federata e Baskëtbollit Ndërkombëtar (FIBA), ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm, lidhur me eliminatoret e basketbollisteve, të vlefshme për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Turneu eliminator ishte paraparë të zhvillohej në Foshan të Kinës, por si pasojë e “Koronavirusit”, gripit që po merr jetën e shumë njerëzve, FIBA ka vendosur të ndryshojë lokacionin.

Kështu shtëpia e Basketbollit botëror konfimoi se eliminatoret nga data 6 deri më 9 shkurt do të zhvillohen në Beograd të Serbisë.

Leave a Reply