Ferizaji vjen edhe me një transferim tjetër nga FC Shkupi

Pas Filip Stojanovskit, skuadra e Ferizajit ka angazhuar edhe një futbollistë tjetër nga rradhët e FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Fjala është për boshnjakun, Nermin Hajdareviç, i cili te skuadra nga Çairi ishte huazuar nga rradhët e skuadrës boshnjake të Çelik. Pikërisht kjo e fundit posedon edhe kartonin e këtij talenti 20-vjeçar, i cili te FC Shkupi nuk pati mundësinë të luaj asnjë minutë të vetme në një ndeshje zyrtare.

Megjithatë statistikat e tij flasin se bëhet fjalë për një sulmues të spikatur, i cili mund të shpërrthejë me Ferizajin në elitën e futbollit kosovar.

31 ndeshje dhe 17 gola të shënuar në ligën U19 të Bosnje e Hercegovinës me skuadrat si Zrinjski Mostar dhe Sloboda Tuzla, 1 gol të shënuar në 7 ndeshje me Zrinjski Mostar në elitën e futbollit boshnjak, si dhe 1 gol në 17 ndeshje me ekipin e Gosk Gabela në Ligën e Parë boshnjake, janë shifra që premtojnë, sidomos nëse kemi parasysh se të njëjtat i ka arritur nën moshën 20-vjeçare.

Hajdareviç është regjistruar në regjistrin e Federatës së Futbollit të Kosovës si futbollist i Ferizajit, megjithatë duhet pritur në kompletimin e dokumentacionit, i cili ende nuk është gati, transmeton “infOSport.mk”.

Hajdareviç ka qenë njëri ndër talentët më premtues në futbollin boshnjak, derisa ka debutuar në moshë të re te skuadra e Zrinjski Mostar për tu transferuar më pas te Çelik Zenica, me të cilën skuadër ka kontratë deri verën e vitit 2022.

Me angazhimin e Hajdareviç, numri i përforcimeve te Ferizaji shkon në tre, pas Albin Krasniqit dhe Filip Stojanovskit.

Leave a Reply