Ardian Imeri rikthehet në krye të Dritës së Bogovinës

Pas largimit të Dashmir Bearit, drejtuesit e Dritës së Bogovinës shumë shpejtë kanë gjetur zëvendësuesin e tij, njofton “infOSport.mk”.  Kështu në krye të skuadrës nga Tetova rikthehet Ardian Imeri, nën drejtimin e të cilit skuadra e Dritës vitin e kaluar u rikthye në Ligën e Dytë – Perëndim.

Me Imerin në krye drejtuesit e skuadrës nga Bogovina shpresojnë që mos ta diskutojnë mbijetesën. Ata që dje kanë filluar përgatitjet, përmes të cilave trajneri Imeri do të mundohet të nxjerrë më të mirën nga futbollistët që ka në disponim, e ku pjesën më të madhe i njeh shumë mirë.

Kujtojmë stinorin vjeshtorë Drita e Bogovinës e mbylli në pozitën e 5-të me 20 pikë të tubuara, vetëm dy më shumë se skuadra e pozitës së 8-të në renditje, Korabi.

Leave a Reply