Makedonija GJ.P vjen me një transferim nga Ak.Pandev

Makedonija GJ.P ka bërë edhe një tjetër transferim, teksa në rradhët e veta ka sjellë mbrojtësin e krahut të majtë të Akademia Pandev, David Atanaskoski, njofton “infOSport.mk”.

23-vjeçari Atanskoski te Akademia Pandev erdhi janarin e vitit 2017-të nga skuadra e Horizont Turnovës, ndërsa brenda kësaj periudhe të kaluar te skuadra nga Strumica regjistroi 73 ndeshje, 1 gol dhe 5 asiste.

Gjatë edicionit aktual, Atanaskoski me Akademia Pandev zhvilloi gjithsej 16 ndeshje, 15 prej të cilave në kampionat dhe 1 në kuadër të Liga Europa.

Kujtojmë me Akademia Pandev, Atanaskoski edicionin e kaluar fitoi Kupën e Maqedonisë, pasi në finalen e madhe mundën pikërisht Makedonija GJ.P, skuadrën tek e cila do të vazhdojë karrierën e tij.

Ndryshe Atanaskoski gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me skuadrën e Teteksit.

Leave a Reply