Arteta me fjalë të mëdha për Shkodran Mustafin!

Shkodran Mustafi duket se e ka fituar besimin e trajnerit spanjoll të Arsenalit, Mikel Arteta.

Mustafi në ndeshjet e fundit ka qenë titullar në formacionin e Arsenalit, duke bërë edhe ndeshje të mira.

“I thashë se ai mund edhe të gaboj por se më pëlqen reagimi i tij pas bën një gabim dhe guximi të cilin e ka treguar për të luajtur dhe për të marrë vendime. Ai është duke stërvitur shumë mirë dhe mendoj se keni mundur ta shihni sot se sa mirë luajti”, – ka thënë Mikel Arteta.

Mbrojtësi 27-vjeçar nga Gostivari është kritikuar vazhdimisht vitin e fundit, për shkak të gabimeve trashanike në mbrojtje që shpesh i kanë kushtuar me humbje Arsenalit.

Mustafi ishte pjesë e mbrojtës me katër futbollistë që kishte vendosur trajneri Arteta, dhe në të cilën ndeshje Arsenali nuk pranoi gol, duke barazuar pa gola (0:0), mirëpo që fatkeqësisht futbollisti shqiptarë u lëndua në ndeshjen e 1/8 së finales së FA Kupës kundër Burnmaut dhe duheshe para kohe të lëshojë fushën.

Leave a Reply