Rrëfehet Kolina, isha tifoz me dy skuadra, por njërën e hodha nga kategoria!

Pierluixhi Kolina pa dyshim se mbetet një ndër emrat më të famshëm, kur janë në pyetje arbitrët botëror. Italiani sot mbushi 60 vjeç, ndërsa i njëjti zbuloi se ishte tifoz me Bolonjan dhe Lacion.

“Jam rritur në Bolonj dhe ishte normale të isha tifoz ‘kuqeblu’. Në moshën 14 vjeçare më pëlqente Uilson i Lacios dhe simpatizoja ‘bardhekaltërit’ kampionë Italie. Nuk e mendoja që do të bëhesha arbitër. Mos mendoni se një tifoz, një lojtar apo gazetar nuk kanë qenë tifoz me ndonjë ekip! Por, futet profesionaliteti në mes. Bëj tifo për veten!

Po ju them vetëm dy detaje: kam arbitruar ndeshjen e kthimit Bolonja-Parma, ‘play-out’ për të mos rënë nga kategoria, në qytetin tim, ku kam shumë miq! Bolonja humbi dhe ra nga kategoria. Dhe, Lacio, ekipi për të cilin simpatizoja, në 9 ndeshjet e para që kam arbitruar, nuk ka fituar asnjërën!” – është shprehur Kolina, i cili gjithashtu foli edhe për sistemin VAR: “Teknologjia nuk duhet të bëhet domosdoshmëri por parashutë… Arbitrat të mendojnë sikur nuk ekziston teknologjia kur vendosin”.

Leave a Reply