Italia gati të eksperimentojë me përdorimin ndryshe të VAR-it

Federata Italiane e Futbollit ka shprehur gatishmërinë për të eksperimentuar mënyrën e re të përdorimit të VAR-it, që ka të bëjë me rastet kur e kërkojnë skuadrat, ashtu siç ndodh tashmë në sporte të tjera si volejboll, tenis, basketboll, etj.

Si një nga ligat e para europiane që testoi Video Assistant Referee, ajo italiane është gati ta çojë në një nivel më të avancuar përdorimin e teknologjisë në fushë, ndonëse mbetet për t’u përcaktuar mënyra dhe koha si skuadrat mund ta kërkojnë rishikimin e momenteve të dyshimta.

Ndërkohë shefi i arbitrimit, Rizzoli është porositur që arbitrat të shohin gjithnjë e më shpesh rastet e dyshimta, që kërkohen me ngulm nga stafet respektive, për të mos cënuar imazhin e kampionatit, tani që po hyn në një fazë të nxehtë.

Leave a Reply