Kuriri serb xhelozon: Lajm tronditës nga “Kamp Nou”, futbollistë shqiptarë përkrah Lionel Messit!

Thirrja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Rej Manaj në ekipin e parë të Barcelonës, nuk është pritur aspak mirë në Serbi. Sulmuesi shqiptarë gjendet në listën e futbollistëve të ftuar nga ana e trajnerit Kike Setien për përballjen e sotme ndaj Getafes, ndërsa e gjithë kjo ka përbërë lajm edhe në Serbi, mirëpo në konotacion negativ.

Është e përditshmja “Kurir” që ka xhelozuar më së shumti, duke shkruar: ”Lajm tronditës nga Kamp Nou: Futbollisti shqiptarë përkrahë Lionel Messit! Ja kush është sulmuesi i ri  i Barcelonës ”.

Ndeshja midis Barcelonës dhe Getafes starton në ora 16:00 në “Kamp Nou”, ndërsa shpresojmë që Manajn ta shohim duke luajtur minutat e para me ekipin e parë të Barcelonës, e kush e din ndoshta vjen edhe ndonjë reagim tjetër nga mediat serbe….!!!

 

Leave a Reply