Vardari ka shënuar fitore 3:1 ndaj Makedonija Gj.P në ndeshjen e parë të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë “kuqezinjtë” vazhdojnë të mbajnë pozitën e parë, tashmë me një diferencë prej 11 pikëve ndaj Shkëndijës.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Vardarit, kur Matej Cvetanoski mjaft mirë depërtoi nga e majta, duke gjetur para golit kundërshtarë brazilianin Zhunior, i cili në minutën e 37-të shënoi për 1:0.
Vardari avanson ndaj Makedonija GJ.P
Vardari avanson ndaj Makedonija GJ.PJAVA 19VARDARI – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(Zhunior 37')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 февруари 2020 г.
Ishte kjo goditja e vetme direkte e “kuqezinjëve” deri në ato momente, ndërsa pjesa e dytë doli të jetë shumë më efikase dhe më interesante, e ku në fund u shënuan edhe 3 gola të tjerë.
Xhemal Ibishi dyfishon epersine e Vardarit ndaj Makedonija GJ.P
Xhemal Ibishi dyfishon epersine e Vardarit ndaj Makedonija GJ.PLPFMV – Java 19VARDARI – MAKEDONIJA GJ.P 2:0(Xh. Ibishi 49')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 февруари 2020 г.
Xhemal Ibishi në minutën e 49-të duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtësve të Makedonija GJ.P shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Marko Jovanovskit, i cili kapituloi edhe në minutën e 59-të, këtë herë përballë Matej Cvetanoskit, i cili paraqitjen e tij të mirë e kurorëzoi me gol.
Matej Cvetanoski kurorezon me gol paraqitjen e tij te mire ndaj Makedonija GJ.P
Matej Cvetanoski kurorezon me gol paraqitjen e tij te mire ndaj Makedonija GJ.PLPFMV – Java 19VARDARI – MAKEDONIJA GJ.P 3:0(M. Cvetanoski 59')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 февруари 2020 г.
Makedonija GJ.P golin e nderit e realizoi në minutën e 67-të, me anë të brazilianit, Eduardo, i cili shënoi një super gol me të djathtën e tij nga vija e 16-të metërshit.
Super goli i brazilianit Eduardo, Makedonija GJ.P ngushton epersine e Vardarit
Super goli i brazilianit Eduardo, Makedonija GJ.P ngushton epersine e VardaritLPFMV – Java 19VARDARI – MAKEDONIJA GJ.P 3:1(P. Eduardo 67')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 февруари 2020 г.
Me këtë fitore Vardari përforcoi pozitën e parë në renditje me 39 pikë, 11 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë, që nesër do të zhvillojë ndeshjen e javës së 19-të kundër Akademia Pandevit në Strumicë. Në anën tjetër Makedonija GJ.P me 26 pikë mbetet në pozitën e 5-të.