Emre Xhan bind, Dortmundi blen kartonin e turkut me pasaportë gjermane

Emre Xhan edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Borusia Dortmund. Mesfushorit gjerman nuk i janë dashur shumë kohë për të lënë përshtypjet e para te skuadra nga “Sinjal Iduna Park”.

25 vjeçari në afatin kalimtar të janarit realizoi një huazim te Dortmundi nga Juventusi, të vlefshëm deri në qershor, me mundësi për transferim të përhershëm.

Skuadra gjermane ka vendosur që këtë mundësi ta aktivizojë që tani.

“Milionerët” kanë bërë të ditur se kanë aktivizuar këtë opsion, dhe Xhan në qershor do të realizojë transferim të përhershëm, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Leave a Reply