Lajm jo i mirë për Solskjaer, Maguire mungon në derbin e Mançesterit

Mançester Junajtedi mund të përballet me një mungesë të madhe për sfidën kundër rivalit lokal, Mançester Sitit.

Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Hari Maguire, mund të mungojë në këtë ndeshje, si pasojë e një lëndimi në kyçin e këmbës.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunar Solskjaer.

“Kam biseduar me të para seancës stërvitore të djeshme, për të thënë që unë nuk do ta pushoj atë” – ka thënë Solskjaer.

“Por pastaj, ai dëmtoi kyçin në stërvitje kështu që duhej të qëndronte në shtëpi. Shpresoj të jetë mirë për këtë fundjavë, mirëpo nuk jam i sigurt” – ka shtuar trajneri norvegjez.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave gjigande angleze, Mançester Junajted – Mançester Siti në program është të dielën me fillim nga ora 17:30.

Leave a Reply