Drita e Ardian Nuhiut kthehet aty ku e ka vendin, zbret nga piedestali Ballkanin e Munishit (VIDEO)

Drita e Ardian Nuhiut ka shënuar fitore 2:1 në derbin e madh kundërBallkanit të Ismet Munishit, duke u rikthyer në pozitën e parë në Superligën e Kosovës, aty ku edhe e ka vendin si një kampion në fuqi, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat u shënuan në pjesën e parë, fundi i së cilës doli të jetë shumë i zjarrtë.

Kastriot Rexha në minutën e 31-të kaloi në epërsi skuadrën gjilanase, para se Mirlind Daku të barazonte rezultatin. Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, shënoi në minutën e 44-të, mirëpo shumë shpejtë erdhi kundërpërgjigjja nga ana e futbollistit të disponuar të Dritës, Kastriot Rexha, i cili në minutën e fundit të pjesës së parë, sërish kaloi në epërsi skuadrën nga Gjilani.

Pjesa e dytë dhuroi lojë të mirë, por jo edhe gola, ashtu që në fund Drita e Ardian Nuhiut arriti deri tek 3 pikëshi i plotë, duke i marrë kryesimin skuadrës së Ballkanit, që tashmë ndodhet në pozitën e dytë.

Në 15 xhirot e deritanishme sa kanë zhvilluar të dyja skuadrat, Drita ka tubuar 36 pikë, derisa Ballkani 35, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Llapi i Tahir Batatinës mundi Besën e Pejës me shifrat 2:0. Fituesi në këtë ndeshje u vendos në 10 minutëshin e parë, kur skuadra nga Podujeva shënoi që të dy golat me anë të Veliut dhe Valmir Veliut dhe Engjëll Hotit. Kjo fitore i jep shpresa Llapit se mund të braktis pozitat e rrezikut, ndërkohë në anën tjetër fundos Besën e Pejës, që në 16 xhirot e para ka tubuar vetëm 6 pikë.

Leave a Reply