Stinori pranveror vazhdon ti buzëqesh Rabotniçkit (VIDEO)

Rabotniçki ka regjistruar fitoren e 3-të nga gjithsej 4 ndeshje të zhvilluara në stinorin pranveror, teksa sot si vendas në ndeshjen e parë të javës së 22-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë mundi minimalisht 1:0 Akademia Pandevin, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm në këtë përballje të zhvilluar në arenën “Todor Proeski” e realizoi mbrojtësi Viktor Velkovski në minutën e 56-të, kur përfitoi nga një harkim i Sebastian Herera nga gjuajtja e lirë.

Rabotniçki avanson ndaj Akademia Pandev

Rabotniçki avanson ndaj Akademia PandevLPFMV – Java 22RABOTNIÇKI – AK. PANDEV 1:0(V. Velkovski 56')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 март 2020 г.

Me këtë fitore Rabotniçki tashmë renditet në pozitën e 8-të me 25 pikë, po aq sa ka edhe Renova një pozitë më poshtë, por edhe FC Shkupi dhe Struga Trim Lum në pozitat 6 dhe 7, duke theksuar se të tre këto skuadra kanë edhe nga një ndeshje më pak.

Në anën tjetër Akademia Pandev mbetet në kuotën e 28 pikëve, duke u renditur në pozitën e 5-të.

Leave a Reply