Renova mund Vardarin, Shkëndija nuk e shfrytëzon rastin, FC Shkupi kthehet me fitore nga Struga

Renova në ndeshjen e parë të së dielës në kuadër të javës së 22-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë mundi Vardarin me rezultatin 2:0. Ky rezultat solli shpresa te shumë tifozë të Shkëndijës, pasi e njëjta një orë më vonë do të përballej me Borecin në Veles. Mirëpo shpresat e tifozëve “kuqezinjë” dolën të jenë të kota, kjo pasi Shkëndija pësoi disfatë 4:2, duke mos shfrytëzuar mundësinë për t’iu afruar edhe më shumë Vardarit në renditje, shkruan “infOSport.mk”.

Disfatën e Shkëndijës e shfrytëzoi në maksimum Sileksi, që si vendas me rezultatin minimal 1:0 mundi Makedonija GJ.P, duke u barazuar me pikë me skuadrën e Ernest Gjokës. Fitore me shumë vlera arriti edhe FC Shkupi, që nga Struga u rikthye me fitoren 2:1 ndaj Struga Trim Lum, duke u barazuar në këtë mënyrë me pikë në tabelën e klasifikimit me Akademia Pandevin dhe Renovën, që të tre skuadrat me nga 28 pikë.

LPFMV – Java XXII

Renova 2:0 Vardari
Boreci 4:2 Shkëndija
Struga T&L 1:2 FC Shkupi
Sileksi 1:0 Makedonija GJ.P.
Rabotniçki 1:0 Ak.Pandev

Leave a Reply