Zidane në stilin e Ernest Gjokës: Unë marrë përgjegjësinë për disfatën

Reali i Madridit mbrëmë pësoi disfatë 2:1 ndaj Betisit në udhëtim, ndërsa kjo bëri që skuadra “madrilene” sërish të renditet pas Barcelonës së Setien.

Pas përfundimit të këtij takimi të zhvilluar në Andaluzi, trajneri i “mbretërve”, Zinedin Zidane, njëjtë sikurse edhe trajneri i Shkëndijës, gjatë ditës së djeshme,  morri fajin mbi vete për këtë disfatë, të cilën ua shkaktoi ish futbollisti i Barcelonës, Kristian Teljo, me golin e realizuar në minutën e 82-të.

“Ne nuk morëm asgjë sot, dhe unë jam fajtor për këtë. Unë duhet të shikoj se çfarë ndodhi; ne do të luftojmë për të fituar ligën deri në fund”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Unë jam me lojtarët e mi deri në vdekje. Unë jam përgjegjës këtu. Ne do të analizojmë atë që ndodhi dhe do të vazhdojmë më tej. Kemi luajtur shumë keq, bëmë Shumë gabime, thjesht na mungoi gjithçka, loja, zotërimi i topit, agresioni. Mund të them se ishte ndeshja më e keqe e sezonit. Ne nuk merituam të fitonim dhe për këtë normale që nuk mund të jemi të lumtur. E filluam keq takimin dhe nuk mund t’i korrigjonim gabimet. Nuk kemi asnjë shpjegim për momentin, thjesht na mungoi gjithçka nga pak” – përfundoi Zidane.

Për Realin e Madridit disfata e mbrëmshme ndaj Betisit ishte e 3-ta këtë edicion, që e zbriti këtë skuadër në pozitën e dytë me 56 pikë, dy më pak se Barcelona kryesuese.

Leave a Reply