“Në Paraguai për pastrim parash”, rëndohet situata e Ronaldinjos

Rëndohet situata juridike e brazilianit, Ronaldinjo, i cili ndodhet në paraburgim në Paraguai, i akuzuar se është futur në këtë vend me dokumente të falsifikuara.

Hetimet, këtë javë, kanë hyrë në një fazë të re, me prokurorinë që është e përqendruar në zbulimin e një skeme pastrimi parash, që përfshin edhe një grua sipërmarrëse, Dalia Lopez, e cila e kishte ftuar Ronaldinjon në Paraguai.

Hetuesit do të analizojnë mesazhet në telefonin e Ronaldinjos dhe të vëllait të tij, Roberto Assis.

Sipas autoriteteve po hetohen lidhjet e dy vëllezërve me Lopez, e cila i ka takuar sapo mbërritën në aeroport, në kryeqytetin Asuncion, para se të arrestoheshin.

“Hipoteza jonë është që dokumentet false janë përdorur për qëllime tregtare apo për investime që nuk janë të ligjshme. Për këtë arsye, ishte e detyrueshme që Ronaldinjo të qëndronte në burg,” – shpjegoi prokurori i çështjes.

Leave a Reply