Serhio Ramos kërkon një kontratë të re afatgjate me Realin

Mbrojtësi spanjoll, Serhio Ramos më 30 mars do të mbushë 34 vjeç, ndërsa edhe përkundër këtij fakti qëllimi i tij është të rinovojë për më shumë se një vjet me Real Madridin. Mirëpo kjo dëshirë e kapitenit të “mbretërve” bie ndesh me rregullat e skuadrës nga kryeqendra spanjolle, që thonë se rinovimi me futbollistët në moshë të madhe mund të bëhet vit pas viti.

Klubi nuk dëshiron të vendosë një precedent dhe aq më shumë Ramos nuk preferon të thyejë rregullin.

“E kuptoj që në një moshë të caktuar kontratat rinovohen për një vit”, – deklaroi ai një muaj më parë.

E vërteta është se Sergio Ramos, përtej asaj që përfaqëson figura e tij, si kapiten dhe legjendë e Real Madridit, duhet të heqë çdo dyshim me performancën e tij, për të fituar kontratën afatgjatë.

Fuqia e Ramosit për të rinovuar qëndron jo vetëm te fakti që është i padiskutueshëm në mbrojtje, por edhe te gjendjes së tij fizike dhe imuniteti që ka fituar ndër vite nga lëndimet serioze.

Kjo është arsyeja kryesore që e shtyn Real Madridin të rimendojë një kontratë afatgjatë me të. Me vetëm një vit zgjatje të kontratës, do t’i jepte fund marrëdhënies së tij të tanishme me skuadrën e bardhë në moshën 35-vjeçare.

Numrat janë në krah të futbollistit andaluz, ndryshe nga ç’ndodh, përgjithësisht, me futbollistët mbi 30 vjeç (nisin e humbin rëndësinë që kanë në skuadër). Por ky nuk është rasti i numrit 4 të Realit, që jo vetëm mbetet titullar i padiskutueshëm, por performanca e tij ende nuk ka pësuar rënien më të vogël.

Këtë sezon, ai është lojtari i dytë me më shumë ndeshje. Ai ka luajtur 34 nga 39 ndeshjet zyrtare të Real Madridit, pra 87 për qind të tyre.

Përveç kësaj, ai i kalon në total tre mijë minuta në fushë. Të dhëna që tregojnë vazhdimësinë e Ramosit, i cili në sezonet e fundit gjithnjë i ka tejkaluar 40 ndeshje.

Këto statistika janë një armë e fortë për të në bisedimet për të kërkuar një ronovim me shumë se njëvjeçar me klubin mbretëror.

Leave a Reply