“Datëlindja” e një eurogoli, “infOSport.mk” kujton perlën e Useinit ndaj Bellasicës (VIDEO)

Gola të bukur janë shënuar gjithmonë, ndërsa kjo periudhë izolimi ka bërë që “infOSport.mk” të hap arkivin. Faqja e parë sportive në vend është rikthyer një vit pas, për t’ua sjellë lexuesve të saj eurogolin e Muhamed Useinit, mesfushorit tetovar, aktualisht futbollistë i skuadrës kosovare të Gjilanit, që atë kohë mbronte ngjyrat e Renovës.

Po zhvillohej ndeshja e javës së 24-të në Ligën e Parë, ku Renova si nikoqir priste Bellasicën, skuadër kjo që po luftonte për mbijetesë.

Eurogoli i Useinit ndaj Bellasicës

Eurogoli i Useinit ndaj Bellasicës RENOVA – BELLASICA 3:1(M. Useini 75')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 28 март 2019 г.

Muhamed Useini në minutën e 75-të morri përgjegjësinë për të ekzekutuar një goditje dënimi nga një distancë prej rreth 30 metrash, ndërsa finalizimi i tij ishte perfekt, pasi përfundoi pas shpinës së portierit kundërshtarë, duke bërë që në ato momente Renova të shënonte për 3:1.

Goli i Useinit doli të jetë vendimtarë, pasi skuadra nga Xhepçishti në fund shënoi fitore 3:2.

Një moment fantastik që në atë kohë ngjiti Renovën në pozitën e katërt, teksa Bellasicën vetëm fundosi drejt ligës së dytë.

Leave a Reply