Aksidentohet futbollisti i njohur gjerman

Mbrojtësi i Bajernit të Munihut, Zherome Boateng, mëngjesin e sotëm është përfshirë në një aksident me makinën e tij të tipit “Benz AMG” rreth 314 kilometra larg shtëpisë së tij.

Gjermani ishte nisur nga Munihu drejt Lajpcigut, për të takuar djalin e tij.

Në autostradë, makina i ka dalë nga kontrolli dhe ka përfunduar mbi barrierat e sigurisë. Policia e Munihut ka deklaruar se Boateng nuk ka asnjë dëmtim fizik, por makina e tij me vlerë 25 mijë euro, është shkatërruar mjaftueshëm.

Një situatë aspak e mirë për mbrojtësin e skuadrës “bavareze”, i cili me shumë gjasa në fund të sezonit aktual do të largohet nga rradhët e Bajernit të Munihut.

 

Leave a Reply