Mançester Siti sërish në telashe me UEFA-n!

Mançester Siti sërish në telashe me UEFA-n. Vetëm pak kohë pasi u suspenduan për dy vjet nga Liga e Kampionëve, kampionët e Anglisë tashmë janë pranë një tjetër dënimi nga ana e Shtëpisë së Futbollit Europian.

Këtë herë, ata ballafaqohen me një gjobë prej 3000 euro, sepse një logo e vogël sponsorizuese e tyre kishte tejkaluar masën e kufirit prej 20cm.

UEFA ka zbuluar se Mançester Siti ka shkelur nenin 29.02, që lidhet me sponsorizimet në veshjet gjatë intonimit të himnit të Ligës së Kampionëve.

Pagesën prej 3 mijë eurove drejtuesit e Sitit duhet ta bëjnë në një afat prej 90 ditëve.

Leave a Reply