Historia prapa tatuazhit në fytyrën e Majk Tajson

Ish-trajneri i Majk Tajson ka treguar se legjenda e boksit e kishte bërë tatuazhin në fytyrën e tij vetëm një javë para meçit ndaj Kliford Etien, sepse nuk dëshironte të boksonte.

Boksieri amerikan, asokohe 36 vjeçar, nuk ishte ndeshur që nga humbja nga Lenoks Luis në verën e vitit paraprak, prandaj nuk dëshironte të ndeshej më.

Në një intervistë për “Fox Sports”, trajneri i Tajson, Xhef Fenech ka treguar se ish-kampioni i botës e kishte bërë vizatimin fisnor në fytyrën e tij vetëm disa ditë para duelit të caktuar ndaj Etien, në mënyrë që ta anulonte meçin.

Fenech ka thënë se nuk mund t’i mbante lotët kur Majk i kishte thënë se nuk dëshironte ta zhvillonte atë përballje, pastaj trajneri ishte larguar nga Las Vegasi dhe ishte nisur menjëherë për në shtëpi.

“U ulëm dhe biseduam dhe ai vërtet nuk donte të ndeshej, nuk ishte i përgatitur dhe kjo ishte një nga arsyet pse e kishte bërë tatuazhin. Pas bisedës njëorëshe, unë isha në lot kur u largova drejt shtëpisë atë natë. Shkova dhe qëndrova në një hotel, sepse isha shumë i dëshpëruar. Kisha qëndruar për tetë javë larg shtëpisë në Vegas duke e stërvitur për meçin dhe qëndrova në një hotel dhe me aeroplanin e parë u ktheva te familja ime, sepse e kisha prioritet”, – ka rrëfyer Fenech.

Mirëpo, gjërat kishin ndryshuar dhe Tajon ishte shfaqur në ring me një trajner tjetër, Fredi Roach. Legjenda e boksit e nokautoi Etien për 49 sekonda duke e lënë ish-trajnerin me emocione të përziera.

“Një javë më pas, ai u ndesh dhe e nokautoi Cliffordin në një raund dhe isha i hidhëruar. Isha i gëzuar që Mike fitoi, por isha i hidhëruar sepse e kisha stërvitur për tetë javë dhe nuk isha pjesë e saj fitoreje”, ka vazhduar Fenech.

Ajo ishte fitorja e 50-të dhe e fundit në karrierën mbresëlënëse të Tajson, pasi sy të fundit i kishte humbur, ndaj Dani Uilliams dhe Kevin MekBrajd.

Ndryshe, 53-vjeçari Majk Tajson konsiderohet si një prej boksierëve më të mëdhenj në histori.

Leave a Reply