Trajneri legjendar i Shqipërisë, De Biasi flet për ndeshjen Maqedoni-Kosovë!

Xhiani De Biasi pa dyshim se është një emër shumë i njohur për shqiptarët. Strategu italian në vitin 2016-të me Shqipërinë luajti në Europianin e Francës, ndërsa në një prononcim për emisionin “Fan Zone” në SuperSport, ai ka komentuar edhe ndeshjen e shumëpritur në mesin e shqiptarëve, Maqedoni e Veriut – Kosovës.

“Kosova është një skuadër që nuk ka shumë presion. Ka lojtarë shumë cilësorë në sulm por edhe mbrojtje të mirë. Madje edhe stoli i tyre është me lojtarë cilësorë. Besoj se mund të kualifikohet në Euro 2021, edhe për nder të ish-presidentit Fadil Vokrri.  Si tifoz i jap fitoren Kosovës në ndeshjen me Maqedoninë, megjithëse ajo ndeshje do të jetë 50-50”- ka thënë De Biasi.

Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve do të zhvillohet në Shkup, ndërsa si mundësi shihen muajt tetor dhe nëntor.

 

Leave a Reply